Me një përvojë 17 vjeçare në fushën e projektimit, instalimit dhe mirëmbajtjes së sistemeve të kondicionimit të ajrit, ventilimit dhe ngrohjes, (rezidenciale dhe komerciale), ALBKLIMA ka fituar besueshmerinë e një kompanie serioze dhe profesionale. Ne ofrojmë si shërbim të ri për klientët kontrata të mirëmbajtjes dhe servisit të pajisjeve tona kondicionuese e ngrohëse; si dhe mirëmbajtje, riparim apo modernizim te sistemit ekzistues për konsumatorët që e kanë një sistem kondicionimi apo ngrohje.
Tek ne do të gjeni profesionalizmin që kërkoni në projektim, instalim dhe mirëmbajtje të pajisjeve tuaj të kondicionimit të ajrit. Personeli ynë inxhinier-teknik është i kualifikuar, i certifikuar dhe kompetent për tipat e pajisjeve që disponojmë, për t’i instaluar dhe mirëmbajtur, sipas të gjitha kërkesave teknike, mjedisore e ligjore.
Pajisjet e kondicionimit të ajrit që iu ofrojmë klientëve, jo vetëm që e freskojnë ose e ngrohin ambjentin e punës dhe banimit, por gjithashtu e bëjnë atë më të pastër dhe më të shëndetshëm. Filtrat “PLASMA” e bëjnë ajrin tuaj më të pastër, më të freskët dhe pa bakterie e grimca të dëmshme.