Kondicionerët Residencialë

Kondicionerët e ajrit “SINCLAIR”, rezidencial përbërëhen nga njësia e jashtme dhe 1 deri në 5 njësi të brendshme, të lidhur me tuba bakri. Njësia e jashtme mund të vendoset mbi çati, ballkon ose mur të jashtëm. Njësitë e brendshme janë të dizajnuara për përdorim shtëpiak, apartament, zyra, punishte, hotele, salla ekspozite apo supermakete. Gama e gjerë e modeleve dhe llojeve jep zgjidhje komforte dhe energji-efektive.

Kondicionerët Komercialë

Sistemet tregtare “SINCLAIR SDV6” ofrojnë zgjidhje për ajër të kondicionuar të ndërtesave të tëra. Gama e gjerë e kapaciteteve dhe llojeve të njësive të brendshme, mundëson kombinime të panumërta, që plotësojnë nevojat tuaja. Linja përdorimi e Modelit SDV6 është miqësore me mjedisin. Ftohësi R32 nuk shkakton ndohjtje të ozonit. Ky ftohës është gjithashtu efikas në harxhimin e energjisë.

Pompa të Nxehtësisë

Në ditët e sotme, njerëzit janë gjithnjë e më shumë po fokusohen në shpenzimet e ngrohjes dhe çështjet e mjedisit. Sistemet tradicionale të ngrohjes kushtojnë shumë dhe janë ndohtëse të mjedisit. Kështu, kërkohen teknologji të reja për ngrohje me efikasitet të lartë, me kosto të ulët dhe karakteristika eko-miqësore. S-THERM+, S-THERM dhe SANITARY WATER HEATERS i plotësojnë këto nevoja.

SAPO KANË MBËRRITUR

PRODUKTE TË REJA 2024

ALB KLIMA si përfaqësues ekskluziv i SINCLAIR CORPORATION LTD. per Shqipërinë është e fokusuar në shitjen, projektimin dhe montimin e Kondicionerëve të Ajërit, Pompave të Ngrohjes dhe Paneleve Solare.logo

Filtra “Plasma Tec”

Filtrat “PLASMA” e bëjnë ajrin tuaj më të pastër, më të freskët dhe pa bakterie dhe grimca të dëmshme.
Me një teknologji dhe filtra të tillë, ju mbroni familjen, klientët apo punonjësit tuaj, duke ulur shanset që ata të sëmuren nga gripi, alergjitë apo ndonjë sëmundje tjetër që shkaktohet nga ajri i nohtur me baktere. Ju mund të ulni substancat alergene në ajër, duke lehtësuar jetën e personave alergjikë.

AJO ÇFARË OFROJMË

Pse duhet të blini produktet “ALBKLIMA” !

1

ALBKLIMA është distributore për Shqipërinë e Kompanise prestigjoze çeke SINCLAIR CORPORATION LTD. që operon me partnerët e saj në 26 vende.

2

Personeli ynë inxhinier-teknik është i kualifikuar, i certifikuar dhe kompetent për tipat e pajisjeve që disponojmë, për t’i instaluar dhe mirëmbajtur, sipas të gjitha kërkesave teknike, mjedisore e ligjore.

3

Me përvojë 20 vjeçare në fushën e projektimit, instalimit dhe mirëmbajtjes së sistemeve të kondicionimit të ajrit, ventilimit dhe ngrohjes, (rezidenciale dhe komerciale), ALBKLIMA ka fituar besueshmeri si kompani serioze dhe profesionale.

4

Ne ofrojmë si shërbim të ri për klientët kontrata të mirëmbajtjes dhe servisit të pajisjeve tona kondicionuese e ngrohëse; si dhe mirëmbajtje, riparim apo modernizim te sistemit ekzistues për konsumatorët që e kanë një sistem kondicionimi apo ngrohje.

5

ALBKLIMA sh.p.k. ofrojn zgjidhje të plota për projektim, instalim dhe mirëmbajtjen e instalimeve rezidenciale, komerciale dhe industriale te Kondicionimit te ajrit, sistemet e ngrohjes dhe ventilimit

6

Tek ne do të gjeni profesionalizmin që kërkoni në projektim, instalim dhe mirëmbajtje të pajisjeve tuaj të kondicionimit të ajrit.