“ALBKLIMA” shpk është e specializuar në projektimin, instalimin, mirëmbajtjen e riparimin e sistemeve të Kondicionimit të Ajrit, Ngrohjes dhe Ventilimit. Ne besojmë se të gjithë kanë mundësi të përfitojnë nga dobitë e një ambienti të kontrolluar klimaterik brenda shtëpisë, mjedisit të punës dhe të biznesit, të kenë një mjedis komfort e të freskët në verë dhe të ngrohtë në dimër.
ALBKLIMA është partnere ekskluzive dhe distributore për Shqipërinë e kompanisë së prodhimit e tregtimit të pajisjeve të Kondicionimit të ajrit SINCLAIR Corporation L.t.d. – me një gamë të gjerë produktesh, për të gjitha sistemet e ftohjes dhe të ngrohjes, me cilësi të lartë e çmime konkurruese, sipas mundësive të gjithsecilit.
ALBKLIMA mund të hartoje e të menaxhojë çdo projekt kondicionimi e ngrohje, nga ato totale për ndërtesa të larta, mjedise zyrtare e deri tek më të voglat, për shtëpi e dhoma të veçanta, për kërkesa të stilit modern apo të atij tradicional e klasik.